Kapet kreu rom me drogë

0
417

Policia Rajonale godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në kufijtë e 24 orëve. Kanë qenë 116 kg marijuanë që janë sekuestruar një ditë më parë nga një operacion i ndërmarrë në qytetin e Gjirokastrës me protagonist, kreun e komunitetit rom në qytetin e Gjirokastrës. Operacion antidrogë  i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Rajoale të Policisë, është finalizuar me sekuestron e 116 kg kanabis dhe arrestimin e Ilirian Jeminit, aktivistit i komunitetit rom në Gjirokastër. Burimet policore, kanë konfirmuar se në kërkim është edhe vëllai i tij Ernest Jemini i cili nuk është gjendur nga forcat policore, në momentin e ndërhyrjes së tyre. Policia ka zbarkuar në lagjen “Zinxhira” në orët e para të së enjtes pas një sinjalizimi nga terreni, se në banesën e Jeminit, egziston një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Pas kësaj, janë dyndur mjetet e policisë, të cilat kanë rrethuar lagjen ku banon komuniteti rom dhe më pas ndërhynë duke ushtruar kontroll në banesën e Jeminit 46 vjecar. Në banesën e tij, janë gjetur vetëm 6 kg marijuanë e cila ishte depozituar në një qese plastmasi. Kontrolli ka vijuar në banesën përballë tij pronë e vëllait Ernest Jemini ku është gjetur dhe sasia më e madhe e kapur sot në Gjirokastër 110 kg marijuanë e gatshme për treg. Sasia narkotike, është gjetur e paketuar në 12 thasë plasmasi në gatishmëri për t’u shitur. Pas kësaj, Ernest Jemini, është shpallur në kërkim nga policia. Në deklarimin e tij Ilirijan Jemini, ka mohuar të ketë pasur dijeni për marijuanën e gjendur në banesën e tij, duke i’a hedhur fajin të vëllait i cili është në arrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here