Kapet Mario Aliaj me 3 kg marijuanë në Kakavije

0
589

Arrestohet një i ri në tentativë për të trafikuar 3 kg marijuanë. Mario Aliaj 30 vjec banues në Fier, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi tentoi të kalonte fshehtas, 3 kg marijuana nwpwrmjet automjetit. Burimet policore, kanë konfirmuar se lënda narkotike, është zbuluar nga kontrollorët e Kakavijes, në automjetin e tij tip Mercedez-Benz me targa AA674GA. 30 vjecari, pasi është paraqitur në sportelin e vendosjes së vulave në pasaportë në dalje të territorit shqiptar, i është nënshtruar një kontrolli fizik në karantinën e pikës kufitare. Kontrolli i imtësishëm në automjetin e Aliajt, u ndërmorr pas dyshimeve për trafik të marijuanës nga territori shqiptar në atë grek. Policët kufitarë, kanë ushtruar kontroll të hollësishëm në bagazhin e automjetit ku zbuluan drogën në brendësi të një valixheje. Marijuana, ishte brenda pesë pakove. Pas kësaj, automjeti është bllokuar menjëherë deri sa ka ardhur grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërkohë që u prangos poseduesi i saj 30 vjecari Aliaj. Materialet për këtë rast, do t’i përcillen Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Rasti i sotëm është i 12-ti në gjashtë muajt e fundit që Policia Kufitare e Kakavijes, zbulon drogë në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here