Kapet mat hajduti në supermarket

0
187

Sokol Bajraktari është 47 vjeçari nga Tepelena që rënë në prangat e policisë së Tepelenës.

Ai është arrestuar në flagrancë nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndërsa është kapur në flagrancë duke vjedhur në një supermarket.

Shpesh hajdutët harrojnë se supermarketet janë të pajisur me kamera e ndoshta edhe sensorë që sinjalizojnë dhe identifikojnë të gjithë ata që tentojnë të marrin pa paguar.

Vjedhja në supermarket do t’i kushtojë 47 vjeçarit tre muaj deri në tre vjet burg.

Njoftimi i policisë:
Tepelenë: Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Barjaktari, 47 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, është kapur në flagrancë duke vjedhur në një supermarket.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here