Një 28-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke teksa po tentonte të kalonte në kufirin e Kakavijës një sasi mbi 10 kilogramë drogë.
Ndalimi i shqiptares është bërë në afërsi të liqenit të Pogonit, në vijën e dytë të kontrollit.
Sasia e marijuanës së bashku me disa gramë hashash çokollatë janë gjetur pas një kontrolli të imtësishëm.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
28 vjeçarja po kalonte kufirin përmes një autobusi të linjës Kakavijë- Janinë.
Dy pakot e mbështjella në drogë, me një peshë totale prej 10 kg e 650 gramësh u gjetën në bagazhet e shqiptares.
Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.
28 vjeçares iu gjet dhe një pako me 19406 g kanabis çokollatë.
Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.