Kapet me 55 kg hashash në Selanik, ja çfarë zbuloi policia greke për shqiptarin

0
145

Media greke lokale “Makedonia” raporton se në Selanik është arrestuar një shqiptar 25 vjec, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash. Sipas raportimit të mediave helene, policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjecarin nga Shqipëria në Evosmos, ndërsa ai po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë dhe 126 gramë. Të gjitha ndodheshin në automjetin e tij.
Sic raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe 25 vjecari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here