Kapet memalijoti i shumëkërkuar i dënuar me 8 vjet burg

0
153

Një i ri i dënuar në mungesë me tetë vjet burg për kultivim kanabis, është kapur sot nga forcat policore. Dorian Shehu 26 vjec nga Memaliaj është kapur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë Rajonale të Gjirokastrës, pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë. Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar urdhërin për arrestimin e tij tre vjet më parë pasi shkalla e dytë e Gjyqësorit në Gjirokastër, e pati shpallur atë fajtor për veprën penale të kultivimit dhe prodhimit të bimëve narkotike në shkurt të 2014. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë ku e dënon Shehun me tetë vjet burg për veprën e mësipërme penale. I riu pasi është kapur, është dërguar në Burgun e Bëncës ku do të vuajë dënimin prej tetë vjetësh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here