Kapet pas dy vitesh, njëri prej autorëve të vjedhjes me dhunë në Krahës

0
181

Kapet nga uniformat blu, njëri prej autorëve të grabitjes me dhunë në Krahës dy vjet të shkuara.

Kanë qenë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë ata që kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e Julijan Islamaj 28 vjec banues në Vlorë i shpallur në kërkim.

Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër e pati dënuar 28 vjecarin nga Vlora një vit më parë me 6 vjet burgim, për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim.

Islamaj ka qënë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më 29 prill të 2016 ku në segmetin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë  shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të Islamajt, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here