Kapet poseduesi i kanabisit në Përmet pas 2 muajve

0
131

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Burimet zyrtare nga Policia Rajonale konfirmojnë se kanë qenë specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, të cilët kanë kapur dhe ndaluar P.J. 33 vjeç, banues në fshatin Soropull, Përmet.

Mësohet se 33 vjecari është konsumues i veprës penalë të sipërpërmendur dhe është

bashkautor në ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë në fshatin Soropull, ku gjatë kontrollit në një banesë të braktisur pranë shtepisë së shtetasit E.J,(vëllai i shtetasit P.J), u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 5.7 kg Cannabis Sattiva.

Shkruaj nje koment