Kapet tepelensi me pistoletë stilolaps nga policët grekë në Kakavije

0
229

Një armë jo e zakontë është kapur nga policia në pikën kufitare të Kakavijës një ditë më parë. Një i ri nga Tepelena, ka tentuar të kalojë drejt shtetit grek më një stilolaps-pistoletë.

30-vjeçari Astrit Mamaj e kishte futur në xhepin e xhupit armën, duke u munduar ta kalojë si një stilolaps të thjeshtë. Ka qenë policia ajo që e ka pikasur pas kontrollit dhe ka bërë ndalimin e të riut.

Stilolapsi-pistoletë mendohet se është prodhuar në fabrikën e Poliçanit kanë thënë autoritetet greke të Janinës. Ndërkaq, mbetet mister arsyeja e kalimit të të riut me armë zjarri drejt Greqisë.

Bllokimi i pikave kufitare me Greqinë është shfrytëzuar nga policia për kontrolle të imtësishme, të cilat kanë rezultur në kapjen e disa mijëra eurove, si dhe disa sasive droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here