Kapet vrasësi në Kakavije, teksa kthehej nga Greqia me identitet të rremë

0
185

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje. Ermal Binjaku 28 vjeç nga Fieri, teksa ishte duke hyrë në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Kakavijes mëngjesin e sotëm, është paraqitur me identitet të rremë (F.B).

Pas intervistimit dhe verifikimeve të kryera nga punonjësit e policisë në sistemin “TIMS”, rezultoi se emri i vërtetë është Ermal Binjaku, ndërsa rezultonte në kërkim nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Denis Kasajt.

Ermal Binjaku akuzohet nga prokuroria si autor kryesor i atentatit me armë të ndodhur më 8 janar 2016 ku u vra Denis Kasa dhe mbetën të plagosur Klement, Kastratit dhe Elton Margariti.

Vrasja sipas policisë, është kryer për hakmarrje. Pista e Hakmarrjes çoi hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit të bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn në lidhje me ngjarjen në Mbrostar të Fierit.

Nga hetimet rezulton se atentati ndaj Kasajt i sapo kthyer atëherë nga emigrimi ka ardhur për shkak të një konflikti të hershëm midis dy fiseve në zonën e Fierit. Për këtë krim atëherë u arrestua edhe ish-agjenti i SHISH Florian Bushi, së bashku me Ilirjan Memushin dhe Ylli Nazerajn.

Këta shtetas sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për t’i dhënë mundësi Ermal Binjakut të ekzekutojë Kasajn, por e pazbardhur mbetet nëse objektiv ka qenë Kasaj apo Klement Kastrati fis me të cilin Ermali ka pasur konflikte prej vitesh.

 

Shkruaj nje koment