Kapiteneria e Vlores pezullon lundrimin detar per mjetet e vogla

0
59

Kapiteneria e Vlores pezullon lundrimin detar per mjetet e vogla lundruese, mjetet e peshkimit dhe tragetet e linjes

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës duke filluar nga ora 08:00 datë 18.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 18.01.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 TË DATËS 18.01.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

  1. DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
  2. Të njoftohen drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 18.01.2024.
  3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
  4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.