Kapshticë/Po ikte me 25 mijë euro fshehur në trup, ndalohet burri nga Memaliaj dhe një grua bullgare

0
153

Policia kufitare Kapshticë, ka ndaluar një burrë nga Memaliaj, i cili synonte të ikte në Greqi me 25 mijë euro të fshehura në trup. 46-vjeçari nga Memaliaj ishte i shoqëruar nga një zonjë bullgare 31-vjeçe.
Njoftimi i policisë:

“Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25 000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.
Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here