Karakteristikat më të veçanta për të lindurit në mars

0
198

Muaji mars njihet zyrtarisht si muaji i shpresës dhe rilindjes.  Marsi është muaji i parë që lajmëron pranverën. Të lindurit në mars diferencojnë nga të lindurit në muajt e tjerë të vitit.

Personat e lindur në këtë muaj janë të dashur, energjikë dhe të guximshëm. Eksperiencat kanë treguar se të lindurit e marsit janë edhe shumë hakmarrës, egoistë, vdesin të marrin dhurata dhe fantazojnë gjithçka sipas botës së tyre. Bëjnë gjithçka për të marrë atë që duan dhe nuk i zë gjumi derisa ta arrijnë. Megjithatë, janë me fat që të gjithë i duan ashtu siç janë.

Ja disa cilësi të tjera të tyre.

Janë shumë të vëmendshëm dhe i vlerësojnë të tjerët

Të lindurit në muajin mars janë shumë të vëmendshëm, praktikisht është e pamundur t’u shpëtojë ndonjë gjë.   Janë shumë intuitivë dhe nuk mund t’i gënjeni lehtësisht, kështu që matuni dy herë para se ta bëni këtë gjë.


Janë zemërgjerë dhe dashamirës

Të lindurit në këtë muaj janë të bekuar me shumë cilësi të mira, si bujaria dhe altruizmi. Ky tipar karakteristik i ka diferencuar gjithmonë nga të tjerët dhe i ka ndihmuar përsa i përket socializimit.

E duan natyrën

Është provuar shkencërisht se të lindurit në muajin mars jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme e të lumtur. Ata besojnë se natyra ka vlera terapeutike, të cilat mund t’ia shtojnë jetën njeriut.


I përshtaten çdo lloj situate: 

Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë, njerëzit e lindur në mars mund t’i përshtaten çdo terreni dhe situate.  Jepuni këtyre njerëzve nevojat bazike të jetës dhe ata do të mbijetojnë. Aftësia për të përshtatur në pothuajse çdo situatë është një nga tiparet më të forta të të lindurve të marsit.

Janë misteriozë dhe të suksesshëm

Nuk u pëlqen të flasin hapur për ndjenjat e tyre. Janë shumë të ndershëm, por jo aq të guximshëm. Dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e vështirë t’i kuptosh ose të dish se ç’mendojnë. Kanë shumë ide dhe opinone emocionuese. Kanë sukses në çdo fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here