Karburantet dhe transporti, shërbimi taksi dhe ai urban paralajmërojnë për rritje të çmimit të biletave

0
146

Transporti është sektori i parë që preket nga shtrenjtimi i karburanteve. Rritja e çmimit të naftës, benzinës apo gazit sjell do të thotë më shumë kosto për operatorët.

Kjo kosto shtesë do të shkarkohet te konsumatori thonë përfaqësues të shërbimit taksi dhe atij urban.

Ndonëse me ulje-ngritje, që prej qershorit të vitit të shkuar çmimet e hidrokarbureve në vend kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Më herët ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj paralajmëroi se nuk priten ndërhyrje nga institucionet, duke pritur që situata e çmimeve të shtrenjtuara t’i kthehet normalitetit në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here