“Karvanet e polifonise” ndalen ne Gjirokaster

0
168

Karvanet e Polifonisë” ishte aktiviteti 3 ditor në qarkun e Gjirokastrës ku pas Tepelenës e Dropullit u ndal edhe në qytetin e gurtë, ku grupet më të spikatura të jugut kanë interpretuar për disa orë, të tilla si grupi i Lunxhërisë, Ergjëria, Folk Group Bilbili Vlorë, Vatra Labe etj.

Stefan Arseni pjese e stafit organizator në një prononcim për mediat e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë event pasi sipas tij ka rëndësi mbajtja gjallë e polifonisë dhe kalimi i saj në brezat e tjerë.

“Kemi zgjedhur grupet më të mira. Është një aktivitet shumë rëndësishëm, me realizimin e tij është qëllimi të mbajmë gjallë polifoninë dhe ta kalojmë atë në brezat e tjerë.

Ndërsa Golik Jaupi, pjesëtar i grupit të Bënçës Tepelenë tha se për të është kënaqësi të këndoj në Gjirokastër, ndërsa theksoi se i vjen mirë që të rinjtë po këndojnë dhe se kënga labe po bëhet e preferuar.

Do marrim pjesë me tre këngë labe. Ka bukurinë e vet ky festival, u bë në Tepelenë, Dropull dhe tani në Gjirokastër. Festivali ka rëndësinë e vet dhe për mua nuk është hera e parë që marr pjesë dhe është kënaqësi të këndoj në Gjirokastër pasi e kam si shtëpinë time. Kënaqësi që realizohen këto festivale të bukura dhe shumë të rinj të moshës së vogël po vazhdojnë të këndojnë. Kënga labe po bëhet e preferuar.

Kjo është hera e parë e organizimit të një eventi të tillë në qarkun e Gjirokastrës. Synimi i këtij aktiviteti është rivitalizimi i vlerave të polifonisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here