LRI i është përgjigjur FRESSH me një shëtitje KARvanistike me rastin e ditës së paqes në shëtitoren drejt Viroit. Aq shumë kërkesa kishte për t’u bërë pjesë e këtij KARvani, saqë atij i janë bashkuar edhe personazhe adult (madhorë) të kaluar nga mosha rinore zyrtarë dhe drejtues institucionesh vendorë të LSI ku shumëkush i njeh nga fotot. Sa i rëndësishëm ka qenë ky aktivitet KARvanist, e tregon qartë prezenca e grupit të xhirimit të tv publik TVGJLSI i cili kishte për objektiv pasqyrimin sa më pompoz të aktivitetit përfshirë edhe matjen e hapave.