KAS pranon ankimimin e Lefter Maliqit, do të shqyrtojë sërish mandatin e kreut të Bashkisë së Kuçovës

0
53

KAS pranoi sot pjesërisht ankimimin e ish deputetit Lefter Maliqi për vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili i la mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.

Sipas këtij vendimi, Kryekomisioneri do të shqyrtojë përsëri kërkesën për heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit, i cili akuzohet nga opozita se ka fshehur një dënim të formës së prerë të marrë nga Gjyakata e Greqisë.

KQZ të shqyrtojë sërish dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Shfuqizohet vendimi i Celibashit për verifikimin e thelluar të Kreshnik Hajdarit.’- vendosi KAS.

Shkruaj nje koment