KAS: Programi i zotit Basha, rimëkëmb ekonominë, realist dhe i besueshëm

0
355

Ekspertët gjermanë që kanë asistuar në hartimin e programit të Partisë Demokratike u shprehën sot, se ky program synon rimëkëmbjen e ekonomisë, është realist dhe i besueshëm. Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer: Mathias Schafer, Drejtor i Politikane ne fondacionin Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin ne CDU, të pranishëm sot në takimin me biznesin gjerman, u shprehën se programi i zotit Basha, ka prioritetet e duhura dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë. Ata theksuan se në program përfaqesohet mundësia e sipermarrësit dhe e qytetarit. Programi, lejon menaxhimin e buxhetit për ta bërë më të aksesueshem, më transparent. Ekspertët gjermanë u shprehën se një shtet i fuqishem nuk është ai që perfshihet kudo dhe shpenzon shume para, por ai shtet që mban kuadër të besueshem ligjor dhe mban premtimet. Ndërkohë kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha u shpreh se në këto vite të qeverisë Rama, taksat janë rritur me 1.5 miliardë dollarë. Çdo shqiptar është detyruar që të paguajë 500 dollarë më shumë gjatë viteve të kësaj qeverie. Ne do të ulim taksën e sheshtë, do heqim tatimin mbi dividentin. TVSH do të ketë një shkallë të vetme tatimore prej 15%, tatimi i biznesit të vogël do të jetë kuote fikse, 1,5 % të xhiros  e cila do të zëvendësoje tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH. Sipas kreut të PD abuzimet e qeverisë me investime në zyra, makina, buzëkuqë etj, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 milionë dollarë. Këto investime do të bëhen zero dhe këto para do investohen për qytetarët u shpreh ai. Rritja e taksave dështim i qeverisë Rama. Qeveria e parashtroi që në fillim dështimin e vet. Produkti ynë, do të jetë realist-tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here