KAS rrëzon Berishën dhe Celibashin, pranon kërkesën e PD-së së Alibeajt për 14 majin

1
129

KAS i ka dhënë të drejtën Enkelejd Alibeajt të regjistrohet si parti në zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas nënshkrimit të deklaratës solemne për zgjedhje të ndershme, dokumenti do ti paraqitet Ilirjan Celibashit për të vijuar procedurat, duke bërë kështu që selia blu të paraqitet me dy kandidatura të ndara. Anëtarët e Komisionit u ndanë në 4 vota pro dhe një kundër.

Pas 3 orë diskutimesh pesë anëtarët e Komisionit të Ankesave i kanë dhënë të drejtën Enkelejd Alibeajt që të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore.

Kushti u deklarua nga Koli Bele do të jetë që nënkryetari i PD të nënshkruajë deklaratën solemne të parashikuar nga neni 64 i kodit zgjedhor.

Përmes saj ai do të angazhohet se nuk do të marrë pjesë në shitblerjen e votës, apo të marrë financime nga aktivitete kriminale si dhe të jetë pjesë e zgjedhjeve të ndershme.

Më herët përfaqësuesi ligjor i demokratëve Endrit Sefa ka deklaruar se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar, por se një forcë politike ka organizim të brendshëm dhe nuk është detyrim ta paraqesë dokumentin në gjykatë.

Kjo edhe për vetë faktin se janë në një proces gjyqësor me grupimin e Berishës.

Tashmë Alibeaj do të duhet të dorëzojë pranë Ilirjan Celibashit dokumentin e firmosur e më tej të regjistrojë kandidatët për kryetar dhe këshilltar në të 61 bashkitë e vendit.

Nga ana tjetër Berisha do të regjistrohet në koalicion, ku dhe pritet që emri i tij të hiqet nga partitë përbërëse.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here