
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e Partisë Socialiste për të mos regjistruar si kandidat të pavarur Gjergj Mërkurin në Sarandë.
Në njoftim thuhet se në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë . Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri ”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese.”, thuhet në njoftim.