
Prokuroria e Bergamos ka nisur hetimet për ish-kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte dhe për kabinetin e tij qeveritar përsa i takon menaxhimit që iu bë vendit në kohën e pandemisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane në mes të hetuarve janë dhe ish-ministri i Shëndetë3sisë Roberto Speranza, Presidenti i rajonit të Lombardisë, Atillo Fontana dhe ish-këshilltari për mirëqenien Giulio Gallera.
Prokurorët nga Bergamo thonë se katastrofa mund të ishte shmangur dhe në regjistër figurojnë edhe presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, koordinatori i Komitetit të parë Teknik Shkencor, Agostino Miozzo, kreu i atëhershëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli dhe presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë. Franko Locatelli.