Katër ditë pas zgjedhjeve, Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetim të krimeve elektorale

Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetim të krimeve zgjedhore. Ai iu ka kërkuar prokurorëve që hetojnë shkeljet që kanë shoqëruar procesin zgjedhor.

Kjo kërkesë e Çelës vjen pas akuzave të opozitës për shit-blerje votash dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment