Katër persona të plagosur nga aksidenti në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kafarj të Fierit.
Një kamionçinë është përplasur me një automjet tip ‘Reno’, ku për pasojë janë plagosur katër persona.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, Agron Janku i kamionçinës dje Zija Bicarri i mjetit tip ‘Reno’, si dhe pasagjerët që ndodheshin në to.
Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Policia Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.
Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment