“Katrahura e pazarit të Gjirokastrës ” /Ana tjetër e qytetit që ” të vret sytë”

0
52


Jo pak herë Gjirokastra dhe pazari karakteristik përmendet së fundmi nga ” pushtetarët” qoftë nga ai vendor edhe nga ai qëndror si një nga qytetet që po rrit sipas tyre ndjeshëm numrin e vizitorëve ,zhvillon turizmin duke ndikuar kështu në ekonominë e qytetarëve.I lakuar ka qenë “Pazari Karakteristik” kjo për shkak të kalldrëmit dhe restaurimit të tij prej gati 1 viti .
Një kalldrëm që për specialistët vazhdon të jetë skeptik në garantimin e cilësisë së tij po skeptik edhe për banorët e qytetit.Megjithëse një pjesë e mirë e punimeve mori fund ,nëpër rrugicat e Pazarit ,qytetarët përballen çdo ditë me “katrahurën” që të ” vret sytë” .Pluhur ,llucë dhe zhurmë.Qytetarët nëse duan të shkojnë diku apo qoftë edhe te puna e tyre duhet të pajisen jo me këpucë po me çizme për tia dalë mbanë llucës,maskë mos iu bllokohet frymëmarrja nga pluhuri ,ku kujdes duhet të tregojnë edhe për sytë e veshët.
Me këtë situatë përballen edhe ata turistë që vijnë për qytetin e gurtë por e kanë të pamundur të ecin lirshëm në këtë zonë pa rrezikuar veten.
Më problematike është ndalimi i automjeteve në këtë zonë ku veç makinave personale të njëjtin fat kanë dhe autobuzët .Qytetarët e Gjirokastrës që jetojnë në lagjet e sipërme të qytetit duhet të maten mirë nëse do duan të dalin nga shtëpitë e tyre,pasi udhëtimi* për në qendrën e qytetit do ju kushtojë jo vetëm kohë por është edhe mundim më vete.
Transporti me krahë i gjërave tregon në fytyrat e tyre lodhjen dhe bezdinë që ata kanë tek sa bëjnë të njëjtën rrugë çdo ditë për në shtëpi .Nëse më parë izoloheshin disa ditë nga bora me ” rilindjen” e qytetit janë pothuajse të izoluar çdo ditë .Të lodhur nga diskutimet e kota pa asnjë fryt ,banorët e Gjirokastrës i janë nënshtruar të keqes që iu ra për pjesë duke pranuar pa dëshirë ” katrahurën” e ofruar.

Shkruaj nje koment