Kazmën banesës së diktatorit dhe ndërtimin e muzeut në përkujtim të viktimave gjirokastrite të rregjimit komunist

0
156

Ish deputeti i PD për Gjirokastrës Tritan Shehu, denoncon restaurimin me fondet publike të banesës së ish diktatorit Enver Hoxha në lagjen “Palorto” në Gjirokastër.

Në një status në rrjetin social FCB, zoti Shehu e ngre si shqetësim këtë përkujdesje të Rilindjes për të mirëmbajtur banesën e ish diktatorit shqiptar, ndërkohë që sipas tij qeveria austriake po i paguan 1.5 milion euro privatit, për të blerë banesën ku ka lindur Adolf Hitleri për t’a shkatërruar dhe në vend të saj të ndërtojë një qendër për pacientët me aftësi të kufizuar.

Zoti Shehu bën thirrje për rrënimin e banesës së ish diktatorit dhe në vend të saj të ndërtohet një muze në përkujtim të viktimave gjirokastrite që ka shkaktuar rregjimi komunist i Enver Hoxhës.

Statusi i plotë i zotit Shehu.

Ne Gjirokaster, shtepia e Diktatorit vend pelegrinazhi!!
Shtepine e lindjes se tij Rilindja vendos ta restauroje me fondet publike.
Nderkaq Qeveria e Austrise po paguan 1,5 M Euro per te blere nga privati shtepine e lindjes se Hitlerit, vetem per ta shkaterruar ate e ndertuar aty nje qender per pacientet me aftesi te kufizuara, te cilet ai i zhdukte ne kampet e cfarosjes, si dhe te nje muzeum ne kujtim te nje prej atyre kampeve, atij te Mathausen.
Edhe sot para asaj shtepie ne Austri gjendet nje gur me mbishkrimin “Per paqen, lirine dhe demokracine, kurre me fashizem qe na kujton miliona te vdekur”.
Po para shtepise se Diktatorit tone ne Gjirokaster a do te vendoset se paku dicka e ngjashme?
Ne fakt mbas prishjes se saj, aty duhet ndertuar nje muzeum ne kujtim te viktimave gjirokastrite te komunizmit.
Por Rilindja desheron ta ktheje ate ne nje vend peligrinazhi nostalgjik!
Diference si nata me diten kjo midisi nesh dhe Perendimit ne qendrimet ndaj diktatoreve, pergjegjes per krime monstruoze, sejcili ne vendin e tij.
Keto nostalgji po perdoren ne Shqiperi per te perhapur Sindromen e Stokolmit, qe po merr dimensione te rrezikeshme, pikerisht per te justifikuar ngritjen e autokracise se sotme, forcimin e despotizmit lindor, qe po konsolidohet cdo dite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here