KE dorëzohet para Francës,çfarë e pret Shqipërinë..

0
126

Brukseli i dorëzohet presionit të Francës për çështjen e zgjerimit.
Komisioni Europian bëri të ditur se do të reformojë procesin e anëtarësimit në komunitetin ndërkombëtar.
Sipas KE, negociatat me vendet kandidate duhen bërë më të besueshme dhe më të parashikueshme për të gjitha palët.
Propozimet e KE do të bëhen publike në janar.
Në këtë mënyrë, KE po i përgjigjet kërkesave të bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Se me çfarë projekti do të dalë KE, kjo nuk dihet akoma. Fakt është se tashmë do jetë me e vështirë për sistemet autokratike të mashtrojnë Brukselin me manovrat e tyre. Ky ka qenë shqetësimi kryesor i Francës.
Ndërkohë për momentin, propozimi gjerman për nëntë kushtet mbetet skenari më i mirë për Shqipërinë. Ai parashikon nisjen e funksionimit të drejtësisë së re dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe monitorim të rreptë nga ndërkombëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here