Këlcyrë/Helmohen 11 zogj të llojit Griffins

0
181

Në Këlcyrë janë helmuar 11 zogj të llojit të veçantë Griffins. Ka qenë shoqata Ornitologjike Helenike ajo që e ka bërë publike lajmin. Shoqata ngre shqetësimin e saj ndërsa kërkon shkaqe dhe autorë të mundshëm të helmimit, në një kohë që në vendin tonë ende mbahet i fshehtë ky veprim kur duhet të kishin filluar hetimet për të zbardhur autorët.
Në një deklaratë shoqata ka konfirmuar helmimin e 11 Griffins në zonën më të gjerë të Canionit në Këlcyrë, duke shprehur frikën e rrezikut të zhdukjes .Nga 11 zogjtë e mëdhenj, 9 janë të ngordhura. Ky është rasti më serioz i helmimit i regjistruar në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here