Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.