“Kemi 5 muaj pa paga”/ Punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin në protestë, bllokojnë hyrjen për mjetet me mbetje urbane

0
216

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë. Ata kërkojnë pagat e prapmbetura.

30 punëtorë kanë që prej muajit janar të këtij viti që nuk kanë marrë pagat. Sipas tyre, administratori i inceneratorit nuk u jep përgjigje se çfarë do të ndodhë pagat.

Punonjësit bllokuar hyrjen për automjetet që transportojnë mbetjet e bashkive që përpunohen më pas në këtë incenerator. Ata kërkuan zgjidhje nga shteti.

“Të na japin gjakun dhe djersën tonë. Edi Rama thotë që po të gënjyen një herë e ka fajin ai që të gënjen, të dytën të bën për budalla. Kemi për të paguar qira, drita, ujë kemi pagesa. Shteti ta zgjidhë të bëjë çfarë të dojë por ne të na japin pagesat që na takojnë”, u shpreh një nga protestuesit.

Punëtorët, të cilët janë më së shumti: mirëmbajtës, roje nate, mekanikë, kërcënojnë se do të bllokojnë depozitimin e mbetjeve urbane dhe nuk do të lejojnë asnjë mjet të futet brenda territorit të inceneratorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here