Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka organizuar një drekë me rastin e festave të fundvitit me punëtorët e shërbimeve publike ose siç njihet ndryshe komunales .Mes valleve dhe muzikës punonjësit janë argëtuar për disa orë ndërsa vetë Golemi i ka falenderuar këta të fundit për punën që bëjnë .
“Në një takim festiv për fundvit me ata njerëz që punojnë edhe kur ne të tjerët flemë, me ata që dalin edhe në shi e diell kur ne jemi brenda, me ata që kujdesen çdo ditë për shtëpinë tonë të përbashkët; Gjirokastrën. Faleminderit me zemër gjithë punëtorëve të Agjencisë së Shërbimeve Publike, që punojnë me dhe pa orar për të mbajtur pastër qytetin, për ta gjelbëruar, për të mbjell pemë e lule apo edhe për të qenë të parët në gatishmëri sa herë ka situata emergjente. Për vetë natyrën e punës që bëni mbase nuk ju rastis shpesh të jeni në qendër të vëmendjes, por jam i bindur që ju keni mirënjohjen të gjithëve në për aq shumë sa lodheni dhe i jepni këtij qyteti”.