Keni bërë plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti

0
55

Gjatë fundjavës shirat do të jenë prezente.  Meteorologët parashikojnë që të shtunën, deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu-Qendra por me shira të dobët në Veri. Pjesa e dytë e ditës fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug-Qender. Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.

Ndërsa të dielën sipas “Meteoalb” do të ketë shira të vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°.

Shkruaj nje koment