Kërcënohet me jetë,drejtori i përgjithshëm i burgjeve

0
145

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur disa javë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Prokurorisë, ndërsa drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, nuk ka reaguar. Mësohet se kërcënimi ndaj kreut të Burgjeve është bërë me anë të një mesazhi në telefon nga një numër ende i paidentifikuar, për të cilin oficerë të Policisë Gjyqësore janë duke hetuar. 

Burime thonë gjithashtu se kërcënimi ka të bëjë me funksionin e Ismailit dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka rreth 1 vit në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Stefan Çipën.

HETIMET

Ndërsa dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës janë duke hetuar kallëzimin e kreut të Burgjeve, ata janë përqendruar në lokalizimin e pajisjes që ka dërguar mesazhet në numrin e Ismailit. Ata kanë marrë edhe pretendimet e këtij të fundit nëse ka dyshime për persona konkretë apo jo.

Është hera e tretë që Agim Ismaili ka marrë kërcënime, një herë ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe më herët nga një i dënuar i në Burgun e Drenovës. Hetuesit kanë dyshime se edhe këtë herë kërcënimi vjen nga burgu, megjithatë, do të jenë hetimet që pritet të hedhin dritë.

AGIM ISMAILI

Kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka qenë me herët drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga Kryeministri Edi Rama.

Nga 6 shkurti i këtij viti, ai është krye të Burgjeve, detyrë në të cilën zëvendësoi Stefan Çipën, ky i fundit ndenji në këtë detyrë pak muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here