Kercenohet prokurori i Permetit

Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës. Burime të sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.

Mësohet se Bajrami ka depozituar kallëzim në lidhje me këtë çështje ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e saj.

Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor.

Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore.

Ende nuk ka një pistë të përcaktuar për hetimet në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment