Kërkesa e PD: Të hiqet mandati i deputetes Olta Xhaçkës, përfitoi pronë publike me vendim të qeverisë

0
14

Deputeti demokrat Agron Shehaj akuzon ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për përfitim të pronës publike me vendim të qeverisë.

Në një komunikim për mediat, ai deklaroi se ministrja ka tjetërsuar pronën publike duke e marrë në përdorim

Në denoncimin e Shehaj thuhet se ministrja Xhaçka është në kushtet e papajtueshmërisë dhe duhet të dorëzojë mandatin e deputetit dhesë  Kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegime nëse ishte në dijeni që i kaloi familjes së Xhaçkës, pronë nga pasuria publike.

Shehaj shtoi se bashkëshorti i Olta Xhaçkës, ka fituar statusin e investitorit strategjik në shkelje të ligjit, pasi Kushtetuta ndalon përfitim nga pasuria shtetërore për të gjithë deputetët.

Ai tha se janë mbledhur firmat për ta çuar denoncimin për heqjen e mandatit në Gjykatën Kushtetuese.

Në denoncim thuhet se kompania ‘AG. TCC shpk’ në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë.

Ndër të tjera thuhet se shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

Shkruaj nje koment