Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve/ Bardhi lajmëron mbledhje të Këshillit Kombëtar

0
92

Demokrati, Gazment Bardhi ka lajmëruar sot thirrjen pas dy ditësh të Këshillit Kombëtar.

Kjo vjen pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut. 

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 korrik 2023, ora 19.00.

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh statuti, që kur partia është pa kryetar, statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shkruaj nje koment