Kërkesa për arrestim nga SPAK/ Jo vetëm Ahmetaj, kush janë deputetët e tjerë të PS që u ‘zhveshën’ nga imuniteti

0
36

SPAK iu drejtua me një kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zvkryeministrit dhe ish ministrit Arben Ahmetajt, pasi e akuzon ish për 3 vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ahmetaj është nën hetim në lidhje me ndërtimin dhe dhënien me koncension të incenratorit të Elbasanit.

Sipas ligjit do duhet të mblidhet komisioni dhe në qoftë se Ahmetaj do të vijojë ta mbajë imunitetin e deputetët, prokurorët e posaçëm do të paraqiten para komisionit në Kuvend për të paraqitur provat e tyre.

Por, Ahmetaj nuk është i pari deputet  i cili përballet me heqjen e imunitetit.

Rasti i parë është shënuar  në vitin 2015, kur Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit të Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, i cili kërkohej nga Belgjika për vrasje. (Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013)

Rasti i dytë, është Tom Doshi (PSD) po në vitin 2015, pasi u akuzua për shpifje komploti për vrasjen e tij. 

Mandati iu hoq edhe ish deputetit socialist, Armando Prenga, pasi akuzohej në vitin 2015 për plagosjen e një personi në Lezhë.

Deputetit të radhës që iu hoq imuniteti ishte dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2017.

Por në 2019-ën, PS tentoi rishikimin e nenit 118 dhe 119 që përcaktonte se hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.

Por në moment të fundit, socialistët u tërhoqën dhe nuk bënë asnjë ndryshim në rregullore.

Rasti më i fundit ishte ai në 2022; Alqi Bllako la mandatin pas ngritjes së akuzave për çështjen e inceneratorëve, rast që do të pasohet me Arben Ahmetajn.

Shkruaj nje koment