
Një shtetas shqiptar është arrestuar në doganën e Kakavijës, pasi rezultonte në kërkim për veprën “Bashkëpunim në vrasje me dashje”, nga Prokuroria e Pireut, Greqi. Mësohet se 35-vjeçari i arrestuari kërkohej për vrasjen e 32-vjeçarit Rigert Dervishi. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini”, të Pireut
Në lidhje me këtë ngjarje policia greke aso kohe arriti të idenfitikonte dy autorët shqiptarë. Ata ishin nisur të kryenin një vrasje me pagesë të porositur nga një shqiptar. Mirëpo objektivi nuk ishte drejtuesi i mjetit por një tjetër person, shoku i tij i ulur në vendin e pasagjerit. Njëri nga autorët e varsjes 32-vjeçari ndodhet në burg në Greqi.