Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, rrëzohet kërkesa e Safet Gjicit

0
82

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit. Gjici kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjici u arrestua me urdhër të SPAK pas skandalit seksual në zyrën e Bashkisë ku u shfaq duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçin.

Video e Gjicit dhe Kaçit u bë virale në rrjet. SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Shkruaj nje koment