Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg ish deputetin e PS, Alqi Bllako, pasi shqyrtoi kërkesën e tij për lirim nga burgu.
“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, mësohet të ketë thënë Bllako.
Në kërkesën e tij, ish-deputeti pretendon se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe se nuk i shmanget hetimit nga SPAK, por Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Bllako u arrestua dhe është lënë në qeli pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.