Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

0
235

Gjykata e Lartë ka lenë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës. Beleri, akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit.

Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here