Kërkon lirinë në Apel, caktohet data e seancës për Vangjush Dakon

0
118

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me kërkesë të SPAK për “shpërdorim të detyrës” kërkon të lirohet nga qelia.

Përballë Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Dako pritet të dalë në 18 korrik pra 10.00, ndërsa seanca do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Avokatët e tij kanë ankimuar në Apel masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Shkalla e Parë një javë më parë dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në seancën e zhvilluar më parë në GJKKO, ish-numri një i qytetit të Durrësit mohoi akuzat, duke pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët.

Dy kallëzime penale ishin ato që vunë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion për ish-kreun e Bashkisë Durrës, hetime që u përmbyllën me arrestimin e tij dhe 9 personave të tjerë.

Shkruaj nje koment