Kësaj i thonë ta bësh si struci z Kryeministër

0
151

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama për sistemin shëndetësor.

Zoti Shehu shprehet se Rama duhet të luajë rolin e kryeministrit dhe jo të sillet si drejtor spitali apo shef personeli spitali.

Shëndetësia falas tashmë është një opsion që nuk egziston më në mandatin e dytë qeverisës shprehet deputeti Shehu i cili i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, të vihet në rolin e kreut të qeverisë dhe jo të një funksionari.

Statusi i plotë në FCB i zotit Tritan Shehu.

Z.RAMA KERKON TE NGATERROJE ROLIN E KRYEMINISTRIT ME ATO TE DREJTORIT TE SPITALIT, TE POLIKLINIKES ETJ!

Ne vazhdim Kryeministri kerkon te shfaqet ne media si drejtor spitali, poliklinike, drejtor personeli infermieresh etj, vecse jo si Kryeminister!

Ne fakt edhe ne keto “pozicione” nuk “shkelqen” aspak!

Sot ai publikon ne kete vazhde, nje udhezues per menyren e radhe-pritjes se pacienteve per te kryer vizitat mjekesore!

Qe kur ai ka filluar te merret me shendetesine ne kete mandat te dyte, mbasi nuk permend me “Shendetesine Falas”, vetem prononcime te ketij niveli ben.

Asnje fjale per politikat zhvilluese sektoriale, per kolonat financiare te sistemit, decentralizimin, “spitalin ndermarje”, sigurine medikamentoze, rambursimet etj.

Qartesisht ai keshtu kerkon te krijoje nje konfuzion perceptimesh per pergjegjesite e Qeverise e te tij, ndaj realitetit te rende te sistemit shendetesor.

KESAJ I THONE TA BESH SI STRUCI, Z.KRYEMINISTER!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here