Këshilli i Europës rrëzon 30 qershorin: Zgjedhjet nuk ishin demokratike

0
171

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, ka arritur në përfundime që rrëzojnë gjithë procesin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e delegacionit të KiE, në qëndrimet finale që mbajtën pas njohjes me situatën në Shqipëri, me një gjuhë direkte, pranojnë se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend.

Gunn-Marit Helgesen , Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit thotë hapur  se zgjedhjet nuk ishin demokratike. “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaroi Gunn-Marit Helgesen.

Presidenti i Kongresit Anders Knape duket ju referuar 30 qershorit thotë se nuk ka shtet normal pa demokraci funksionale ne nivelin lokal, duke nënkuptuar se votimet një partiake nuk mund të quhen demokratike. “Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Kongresi do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për konsolidimin e vetëqeverisjes territoriale me anë të krahasimit dhe bashkëpunimit të synuar. Forcimi i konsultimeve midis qeverisë qendrore dhe nivelit lokal dhe luftës kundër korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë për Kongresin në këtë drejtim”,- tha Knape.

Delegacioni i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë, përbëhej nga Presidenti i Kongresit Anders KNAPE (Suedi), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit HELGESEN (Norvegji) dhe Presidenti i Dhomës së Autoritetet Lokale, Xavier CADORET (Francë.

Drejtuesit e misionit takuan Presidentin e Republikës, Zëvendës Ministrin e Brendshëm, Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, etj. kryetari i Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik ndërkombëtar, OJQ-të dhe shoqatat e vetëqeverisjes territoriale si dhe Avokati i Popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here