Këshilli Shqiptar i Medias dënon sulmin mbi TCH: Tregon pozicionin e vështirë të mediave në Shqipëri

0
120

Këshilli Shqiptar i Medias ka dënuar sulmin ndaj medias kombëtare Top Channel, ku si pasojë e breshërive të plumbave mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Në n jë reagim zyrtar, KSHM thekson se ky sulm i paprecedentë tregon edhe një herë për pozicionin e vështirë të mediave në Shqipëri, ku siguria e tyre nuk është e garantuar.

“Kshm dënon me forcë sulmin ndaj TCH ku mbeti i vrarë roja i sigurisë i ndërtesës. Ky sulm i paprecedentë tregon edhe një herë për pozicionin e vështirë të mediave në Shqipëri, ku siguria e tyre nuk është e garantuar dhe ku krimi merr kurajën të godasë deri dhe një nga mediat më të mëdha në vend

Sulmi ndaj TCH nuk është sulm vetëm kundër një medie, po kundër gjithë medias, madje dhe kundër publikut që e ndjek atë media.

KSHM i kërkon organeve të rendit të zbardhin sa më shpejt rastin e të vënë agresorët para përgjegjësisë ligjore, dhe njëkohësisht fton edhe mediat e tjera në vend të solidarizohen për t’i dhënë një mesazh sa më të fortë krimit”, thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here