Këshilltari i CDU së Merkelit: Shqipëria drejt falimentimit, Meta të shpallë zgjedhjet

0
191

Martin Henze, këshilltari I CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe një prej ndërkombëtarëve më të vëmendshëm ndaj situates politike në Shqipëri, ka bërë një tjetër deklaratë të forte.
Në një postim në Twitter, Henze shkruan se vendi po përballet me falimentimin e shtetit, për shkak të shkeljes së Kushtetutës, krijimit të një aleance financiare, borxhit të pakontrollueshëm dhe integriteti i gjithë shtetit është i rrezikshëm.
“Shqipëria po përballet me falimentimin e shtetit. Ligjërisht ekziston një emergjencë Shtetërore, për shkak të shkeljes së kushtetutës, krijimit të një aleance financiare, borxhit të pakontrollueshëm, integriteti i gjithë shtetit është i rrezikshëm, kontrolli parlamentar është në zero. Presidenti duhet të thërrasë zgjedhje të reja”, shkruan Henze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here