‘Këtu nuk ka shtet’, avokati Ngjela i ashpër: Rama nuk ka fond për emergjencën, krim penal

0
146

Avokati Spartak Ngjela ka folur sërish në lidhje me krizën politike në vend dhe vështirësitë që Shqipëria ka hasur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Ai e konsideron 2020-ën si një vit të vështirë për politikën.
Avokati tha se Rama nuk ka fond për emergjencën dhe për pasojë, kjo çështje është një krim penal.
Më tutje, ai thekson se këtu nuk ka shtet e as Prokurori, e nuk dihet se çdo të bëjë SPAK.
Ngjela theksoi:
Ky do jetë vit i vështirë për politikën shqiptare sepse kryeministri shqiptar nuk ka fond për emergjencën. Është krim penal, por këtu nuk ka shtet, nuk ka prokurori, se ç’do bëjë SPAK, nuk e di. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është reforma në drejtësi e cila do të vazhdojë në formë drastike. Cilët do të jenë të kontrolluarit e parë nga liderët e mëdhenj kjo pritet për t’u parë. Edhe BKH është drejt konstituimit të saj, gjithçka po shkon drejt pastrimit që kërkon t’i bëjë politika amerikane dhe kjo europiane, korrupsionit shqiptar.
Në lidhje me figurën e Ramës që drejton presidencën e OSBE-së, Ngjela thotë se kemi të bëjmë me një kryeministër që ka manipuluar tre zgjedhje me dorën e tij.
Më tej, tha:
Ju keni Ramën, drejton OSBE sot e kuptoni se ç’bën Shqipëria? Një kryeministër që ka manipuluar tre zgjedhje me dorën e tij, drejton institucionin që kontrollon zgjedhjet e lira në pjesën më të zhvilluar të Botës, e kuptoni ku jemi? Po nuk është faji i tyre, është faji i shqiptarëve që zgjedhin kryeministra të tillë. A do vazhdojmë kështu? Pas reformës në drejtësi nuk besoj se shqiptarët do vazhdojnë të zgjedhin njerëz të korruptuar në poste drejtuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here