Kim: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, vetëm fillimi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia.

Kim tha se me pastrimin e sistemin gjyqësor, proces që ende vijon, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar. Ajo madje paralajmëroi edhe arrestimin e politikanëve të korruptuar.

Të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre.

Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, ne po shohim një epokë të re.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment