Kim Mehmeti: Ramën e Vuçiç i bën vëllezër armiqësia ndaj Albin Kurtit

0
153

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama i bën ‘vëllezër’ armiqësia që kanë ndaj Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Duke folur në emisionin ‘ Pikat mbi i”, në News24, për shkrimtarin Mehmeti Ballkani i Hapur ka qenë gjithnjë i hapur për krimin e drogaxhinjtë, që filloi të mbyllej, kur erdhi në pushtet Albin Kurti me “Vetëvendosjen.

“E dini pse e do Serbia në Ballkanin e Hapur Kosovën? Sepse me atë e ngadalëson anëtarësimin e Kosovës. Serbia, me futjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, e amortizon çështjen e Kosovës. Rama e di këtë, por e bën sepse Ballkani i Hapur ka qenë gjithnjë i hapur për krimin, drogaxhinjtë, që filloi të mbyllet, kur erdhi Vetëvendosja.

Ajo që i bën vëllezër Ramën me Vuçiçin, është armiqësia ndaj Albin Kurtin, nuk e duan që të dy. Nëse del i suksesshëm Kurti, ky rajon fillon t’i kthehet normaliteti, ku politika të mos jetë në shërbim të krimit”, tha Kim Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here