Kim: Nuk lëkundemi nga mbështetja për sovranitet dhe drejtësi/ Biden mesazh për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

0
145

Ne aktivitetin për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane Yuri Kim, deklaroi se duke njohur njeri tjetrin si kombe në vitin 1922, marrëdhëniet u konsoliduan dhe se një shekull më parë u ndez një pishtar i cili vijon të jetë ndezur.

Ata që jemi mbledhur këtu sot, kemi nderin të trashëgojmë atë pishtar dhe ta mbajmë atë së bashku ndezur, në mënyrë që të ndriçojë rrugën përpara në shtegun tonë të përbashkët si miq dhe aleatë të vërtetë.

Nderojmë gjithë amerikanët dhe shqiptarët që erdhën para nesh dhe kontribuuan në konsolidimin e marrëdhënieve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, por ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk janë lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur, sovrane dhe demokratike dhe kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit në ju dhe nuk jemi lëkundur në besimin që kemi në miqësinë tonë.

Jemi krenarë që festojmë me ju teksa ju keni nisur negociatat me Bashkimin Europian. SHBA nuk do lëkunden nga mbështetja për sovranitet, begati dhe drejtësi.

Në fjalën e saj Kim lexoi një mesazh urimi nga Presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë, George W Bush, duke vlerësuar mikpritjen në Shqipëri dhe punën e bërë në forcimin e demokracisë.

Në vijim u përcoll një video-mesazh i Presidentit amerikan Joe Biden, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ftoi që të luftohet korrupsioni dhe të forcohet rruga e shtetit ligjor.

Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here