Kim takon Zaçajn në Kushtetuese: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi

0
25

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Kim e siguroi Zaçajn se, SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

“Sot takova Holta Zaçaj për ta uruar për zgjedhjen si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, në mënyrë që gjykatat të veprojnë me pavarësi dhe integritet”, theksoi Kim, në një reagim në rrjetet sociale.

Shkruaj nje koment